28 Dhjetor 2024

Komunat e Dukagjinit, të mobilizuara për përballje me borën

Prishtinë, 12 shkurt - Në përputhje me rrethanat e krijuara pas borës së fundit, komunat e Dukagjinit, Pejë, Deçan, Gjakovë e Junik, si më të atakuarat nga reshjet e mëdha, janë në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe të veprimit për zhbllokimin e jetës, të qarkullimit dhe të vështirësive të krijuara nga bora e madhe.

Krerët e këtyre komunave kanë ngritur shtabet emergjente të veprimit dhe janë 24 orë në krye të detyrës për përballimin e situatës.

Ata i njoftojnë qytetarët e këtyre komunave se nuk ka vend për panikë dhe se janë marrë të gjitha masat që të përballohet situata e rëndë e krijuar nga reshjet e mëdha të borës në këto komuna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)