Komuna siguron banesë për familjen e Selver Haradinajt
Mitrovicë, 20 nëntor - Familja e të ndjerit, Selver Haradinaj, i cili kishte mbetur i vdekur në prill të këtij viti, si pasojë e një shpërthimi në banesën e tij në veri të Mitrovicës, është bërë me banesë të re.
Kryetari, Avni Kastrati, i ka dhënë të martën çelësat e banesës që e ka siguruar komuna, gruas së të ndjerit, Fikrijes, duke i uruar jetë të lumtur me fëmijët e saj.
Kryetari Kastrati, tha se për këtë ishte vendosur menjëherë pas rastit tragjik në veri, me qëllim që të jenë afër kësaj familjeje.
Ai ka falënderuar edhe kompaninë N. L Alfa.ing, që ka rregulluar banesën e cila ka tri dhoma, sipas dëshirës së familjarëve të Selverit.
Gruaja e të ndjerit, Fikrie Haradinaj, falënderoi kryetarin Kastrati dhe të gjithë ata që i kanë ndihmuar gjatë kësaj kohe.
Mbështetja dhe ndihma ka qenë si prej drejtuesve të institucioneve ashtu edhe për qytetarëve dhe kompanive të ndryshme, prandaj dua ti falënderoj të gjithë.