Komuna ngrit gjendjen e gatishmërisë për tu përballur me refugjatë
Kaçanik, 26 nëntor - Komuna e Kaçanikut ka ngritur gjendjen e gatishmërisë për tu përballur me fluksin eventual të refugjatëve.
Me qëllim të koordinimit më të mirë të aktiviteteve me nivelin qendror, sot institucionet Komunale, duke përfshirë Ekzekutivin e Komunës, Policinë, Kryqin e Kuq, Sektorin e Shëndetësisë e të tjera, kanë realizuar një takim më zyrtarë të Agjencisë për Menaxhim Emergjent, Departamenti i Gatishmërisë dhe Departamentin e Operativës.
Hajriz Sejdiu, drejtor i Departamentit të Gatishmërisë ka thënë se ka paralajmërime se do të ketë bllokim të kufijve të shteteve që kanë kaluar deri tani refugjatët, ndërkohë që supozohet se ata do të ndryshojnë itinerarin e udhëtimit dhe si opsion është kalimi përmes Kosovës në Shqipëri e Mal të Zi e tutje, ndërkohë që në duhet të jemi të përgatitur që ti mirëpresim ata, ti trajtojmë në mënyrën më të mirë e të ju ofrojmë strehim për një periudhë 24 deri 72 orë, derisa qeveria të ndërmerr aktivitetet tjera, për vendosjen e tyre në strehimore.
Ai ka thënë se është më se e nevojshme hartimi i një Plani Kontingjent ku do të specifikohen të gjitha aktivitetet që i takojnë nivelit komunal. Ndërkaq, z. Remzi Elezi, nënkryetar i Komunës është shprehur se në rast të ndonjë fluksi, Komuna e Kaçanikut mundë të prêt refugjat edhe përmes pikës kufitare në Glloboçicë por edhe përmes Komunës fqinje, Hani i Elezit. Ne kemi potenciale njerëzore të mjaftueshme, por hendikep është se është kohë dimri, ndërsa nuk kemi fonde për situate emergjente.
Ramadush Osmani, drejtor i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka thënë se ne jemi duke evidentuar objektet e mundshme, si salla të ndryshme që mundë të jenë lokacione për qëndrim të përkohshëm të refugjatëve eventual, ndërsa buxheti mundë të jetë sfidë për ne.