06 Maj 2024

Komuna ndihmon familjet me probleme sociale

Mitrovicë, 10 shkurt - Vështirësitë që ka krijuar bora për qarkullim në Komunën e Mitrovicës, ka ndikuar që disa familje të kenë problem sa i përket furnizimit me artikuj ushqimorë. Problemet me të theksuara të kësaj natyre janë paraqitur në rajonin e Shalës së Bajgorës, ku trashësia e borës është shumë e madhe.

Komuna e Mitrovicës, në kuadër të masave të ndërmarra pas ngritjes së nivelit të gatishmërisë dhe aktivizimit të Komitetit për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera, ka ndërhyrë në disa raste për t‘u dalur në ndihmë qytetarëve që kanë pasur nevojë.  Në dy raste është intervenuar që të ndihmohen qytetarët që kanë pasur probleme shëndetësore, të cilët janë dërguar në Shtëpinë e Shëndetit.

Ndërsa Drejtoria për Mirëqenie Sociale, në kuadër të mbështetjes për rastet që janë duke u përballur me probleme si pasojë e kushteve klimatike dhe sociale, ka ndarë ndihma ushqimore për disa familje. Të premten është ndihmuar familja e Rifat Xhafës nga fshati Bare.

Drejtori për Mirëqenie Sociale dhe Integrime Evropiane, Kastriot Jashari, tha se të premten janë dërguar ndihma ndihma ushqimore edhe për familjet e fshatrave shqiptare të Leposaviqit. Tha se ndihmat janë siguruar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kryqit të Kuq të Kosovës dhe shoqatës humanitare “Nëna Tereze”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)