Komuna e Prizrenit anulon aktivitetet, ndihmon qytetet e dëmtuara nga tërmeti

Prizren, 26 nëntor - Komuna e Prizrenti ka bërë të ditur se për shkak të situatës aktuale nga tërmeti në Shqipëri ku janë shkaktuar dëme të mëdha, Komuna sot i ka anuluar të gjitha aktivitetet inaguruese, dhe është përqëndruar për të ofruar ndihmë në qytetet të dëmtuara nga tërmeti.
Me këtë rast, komuna ka njoftuar se përurimi i objektit shkollor në fshatin Lukinjë të Hasit, i paraparë të bëhet sot në ora 11:00, është shtyer për një datë tjetër