Komuna e Prishtinës teston sistemin e alarmimit
Prishtinë, 15 qershor - Komuna e Prishtinës njofton se është duke e testuar sistemin e alarmimit të përgjithshëm në raste të rrezikshmërisë, andaj lut qytetarët për mirëkuptim gjatë kësaj periudhe testuese të alarmeve në lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Faza testuese zgjat vetëm disa sekonda dhe kjo bëhet me qëllim të sigurisë së banorëve në kryeqytet.
Paraprakisht, Komuna e Prishtinës falënderon të gjithë qytetarët për mirëkuptimin!