18 Janar 2025

Komuna e Prishtinës teston alarmin publik

Prishtinë, 4 qershor - Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media ka njoftuar qytetarët dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare se sot në ora 12:00, do të bejë testimin e sistemit të Alarmimit Publik.

Komuna ka bërë të ditur se ky sistem do të jetë aktivitet i rregullt i Komunës në çdo të shtunë të parë të muajit vijues.

Shenja e sistemit të sirenave do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)