16 Janar 2025

Komuna e Prishtinës nisë fushatë senzibilizuese për strehim familjar

Prishtinë, 20 nëntor - Strehimi familjar është formë alternative e mbrojtjes së përkohshme të vendosjes së fëmijëve pa kujdes prindëror në familje tjetër e që aplikohet nga Qendra për Punë Sociale, atëherë kur qëndrimi në familje biologjike është i pamundur ose kur nuk ka fare familje.

 Komuna e Prishtinës ka njoftuar se viteve të fundit ka pasë vështirësi në gjetjen e familjeve strehuese për arsye te ndryshme, prandaj për ta senzibilizuar popullatën rreth këtij problemi,  kështu qe sot do të vendoset një tendë në qytet ku do të bëhet informimi i qytetarëve lidhur me procedurat dhe kriteret në njërën anë si dhe aspektin human në anën tjetër.  

Tendën do ta vizitojë Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, i cili do të prononcohet për Media.

Zyrtarë të Komunës, bashkë më QPS Prishtinë dhe OJQ \"Amici de Bambini\" do të jenë tërë ditën në shesh ku do të informojmë gjithë ata që janë të interesuar për të qenë familje strehuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)