Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e mjeteve pirroteknike
Prishtinë, 14 dhjetor - Kryetari Shpend Ahmeti ka lëshuar sot Urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve pirroteknike në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.
Ndalesa vlen për periudhën nga data 3 dhjetor, deri më 3 janar.
Kushdo që vepron në kundërshtim me këtë Urdhëresë, do të gjobitet 100 euro.