27 Dhjetor 2024

Komuna e Mitrovicës nënshkruan kontrata me FSK-së për pronën e Cërnushës

Prishtinë, 6 maj - Pas miratimit të propozim-vendimit nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Jugore, sot në ambientet e kuvendit komunal, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan kontratën për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës së Mitrovicës në shfrytëzim nga FSK.

Kjo pronë përfshin gjithsej 191 hektarë dhe do të shërbej për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

Hapësira në fjalë për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)