Komuna e Mitrovicës merr aksion për eliminimin e qenve endacakë
Shqetësimi kryesor i qytetarëve mitrovicas mbetet kërcënimi nga qentë endacakë për fëmijët e tyre, të cilët ndjekin mësimet në shkolla që janë larg shtëpive dhe që duhet udhëtojnë këmbë.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, Behxhet Bala, tha se aksioni zhvillohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Shoqatën e Gjahtarëve Sportiv Trepça në Mitrovicë. Aksioni do të nis më 12.11.2011 dhe do të zgjas deri më 29.11.2011.
Drejtori Bala tha se pronarët e qenve shtëpiak janë të obliguar që gjatë kohës sa do të zgjatë aksioni për eliminimin e qenve endacak të mos i lëshojnë në rrugë qentë shtëpiak.
Është shumë me rëndësi që të gjithë të jenë të përgjegjshëm gjatë kohës sa zhvillohet aksioni, në mënyrë që gjithçka të shkoj mirë dhe pa probleme.
Ai njoftoi se aksioni do të zhvillohet në qytet, mandej në Vaganicë, Frashër, Zhabar, Koshtovë, Shupkovc, Kqiq, Tunel të Parë, Rekë, Shipol, Brabaniq dhe Lushtë.
Aksionet zhvillohen gjatë orëve të natës, zakonisht prej orës 02:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit në qytet dhe prej orës 06:00 deri në orën 08:00 në periferi.