05 Maj 2024

Komuna e Mitrovicës kërkon shuarjen e "Mbrojtjes Civile"

Mitrovicë, 22 korrik - Situata e sigurisë në javën e fundit ka qenë më e qetë në veri të Mitrovicës. Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit lokal për siguri publike që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se nuk është shënuar ndonjë incident që do të reflektonte në gjendjen e përgjithshme të sigurisë. Megjithatë ai theksoi se situata mbetet e paqëndrueshme për shkak të vazhdimit të funksionimit të strukturave ilegale serbe.

Në këtë kontekst, Bala përmendi “Mbrojtjen Civile”, pjesëtarët e së cilës kanë një ndikim të madh në veri. “Një prej kushteve kryesore për të krijuar siguri të lëvizjes në veri është shuarja e “Mbrojtjes Civile””, tha ai.

Ndërsa, nënkryetari i komunës, Riza Haziri, foli për ecurinë  e procesit të rindërtimit në veri. Ai tha se ende nuk kanë marrë përgjigje në kërkesën drejtuar strukturave vendore dhe atyre ndërkombëtare të sigurisë për të krijuar mundësi q të punohet edhe në thellësi të Kroit të Vitakut.

Nënkryetari Haziri sqaroi se është duke u punuar në pjesët tjera, ndërsa për vazhdimin e rindërtimit në thellësi presin që të koordinohen me strukturat e sigurisë. “Kërkoj edhe një herë nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i që të jenë më të angazhuara dhe më të vendosura për të krijuar kushte dhe mundësi që rindërtimi të zhvillohet edhe në thellësi të Kroit të Vitakut, meqë ende kemi shumë banorë që jetojnë në kushte të rënda”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)