06 Maj 2024

Komuna e Mitrovicës kërkon shtim të masave të sigurisë në veri

Prishtinë, 2 korrik - Të shtënat me armë zjarri gjatë tre ditëve të fundit kanë shqetësuar banorët shqiptarë që jetojnë në veri të Mitrovicës.

Për këtë rast ka reaguar Komuna e Mitrovicës, duke i cilësuar si provokime ndaj shqiptarëve të asaj pjese.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se ka pasur shumë thirrje telefonike nga qytetarët shqiptarë, të cilët janë shqetësuar pas të shtënave nga grupet serbe në pjesë të ndryshme të veriut të qytetit.

Bala tha se pos këtyre të shtënave në shenjë feste për Vidovdanin, nuk ka pasur ndonjë incident tjetër gjatë ditëve të fundit dhe situata në përgjithësi është e qetë.

“Kemi kërkuar nga strukturat e sigurisë që të shtojnë masat e sigurisë dhe të parandalojnë këto të provokime, sikur të shtënat e ditëve të fundit”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)