21 Prill 2025

Komuna e Klinës filloi ndarjen e mjeteve financiare për foshnjat e porsalindura

Klinës, 15 mars - Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka takuar sot, Qlirim Zeneli nga fshati Bokshiq, komuna Klinë, i cili është bërë prind për herë të parë dhe është përfituesi i parë i mjeteve financiare për fëmijët e porsalindur që tash e tutje do të ndahen nga komuna.

Kryetari Elezaj uroi Zeneli për fëmijën duke i uruar shëndet dhe theksoi se shpresojmë që kjo vlerë të ndihmojë sadopak në plotësimin e nevojave themelore për foshnjën.

Zeneli është personi i parë në Komunën e Klinës që ka përfituar nga ndarja e mjeteve financiare për fëmijët e porsalindur. Ndarja e këtyre mjeteve bëhet mbi bazën e vendimit të Kuvendit të Komunës së Klinës, ndërsa paguhen nga subvencionet e zyrës së Kryetarit të Komunës.

Kryetari Elezaj ka ftuar të gjithë prindërit që kanë fëmijë të porsalindur nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi që të dorëzojnë kërkesën dhe dokumentet përcjellëse në komunë dhe të jenë përfituesit e radhës.

Sipas vendimit të Kuvendit, Komuna e Klinës do të paguajë prindërit nga 180 euro për fëmijën e parë, 200 euro për fëmijën e dytën dhe 250 euro për fëmijën e tretë dhe fëmijët tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)