Komuna e Istogut mban mbledhjen e parë e Këshillit Komunal për Siguri
Prishtinë, 31 maj - Është mbajtur sot mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), të cilën e kryesoi kryetari i komunës Haki Rugova.
Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe të cilën e cilësoi si të qetë dhe stabile.
Nga data 26.04.2018 e deri më tani në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsejtë 54 raste, 6 aksidente trafiku. Janë lëshuar 296 tiketa në trafik, 30 persona të arrestuar, 4 të ndaluar, janë konfiskuar 3 arme dhe kemi asistuar në 14 raste , ka deklaruar Gashi. Po ashtu Gashi njoftoj se Stacioni Policor në Istog është duke implementuare dhe disa plane operative.