Komuna e Graçanicës me plan kundër korrupsionit
Prishtinë, 23 shtator - Komuna e Graçanicës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nënshkruajnë sot marrëveshje për zbatimin e aktiviteteve kundër korrupsionit.
Programi i UNDP-së kundër korrupsion përkrahet financiarisht nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Në saje të kësaj mbështetjeje, zyrtarët komunal të Graçanicës së bashku me Agjencinë Kundër Korrupsion do të hartojnë hapa konkret për të parandaluar dhe luftuar dukuritë korruptive në komunën e tyre.
Me këtë plan kundër korrupsionit, Komuna e Graçanicës i bashkohet komunave të tjera që tashmë janë duke e realizuar këtë plan, si: Prishtina, Gjakova, Gjilani dhe së shpejti do tju bashkangjitet edhe komuna e Mamushës.
Më përfshirjen e shoqërisë civile, do të sigurohet transparenca dhe llogaridhënja rreth zbatimit të këtij plani karshi qytetarëve.
Marrëveshjen do ta nënshkruajnë Vladeta Kostić, Kryetar komune, dhe Andrew Russell, Përfaqësues i përhershëm i UNDP-së ndërsa i pranishëm në ngjarje do të jetë edhe Patrick Etienne, shef i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.