Komuna e Gjilanit i jep donacion dy vetura Drejtorisë Rajonale të Policisë
Komuna e Gjilanit do të bëjë dorëzimin formal të veturave Policisë së Kosovës dhe për këto pajisje do të ofrojë të gjithë dokumentacionin relevant të tyre.
“Komuna e Gjilanit, si palë donatore, me qëllim mbështetjen e Policisë së Kosovës si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka marrë obligimin që t’i japë në shfrytëzim të përhershëm këtë donacion për nevojat e Policisë së Kosovës”, ka thënë kryetari Hyseni.â