14 Janar 2025

Komuna e Ferizajt shpreh dhembje për Ali Fetahun

Ferizaj, 7 janar - Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka marrë vesh sot me shqetësim se qytetari Ali Fetahu, nga Talinoci i Muhaxherëve të Ferizajt, ka humbur jetën në Hungari, si pasojë e kushteve atmosferike, derisa po synonte rrugën e mërgimit, si edhe shumë ferizajas të tjerë.

Kryetari i Ferizajt i shpreh ngushëllime familjes Fetahu për humbjen e të afërmit të saj, si dhe brengosjen e thellë për shkak të përmasave që ka marrë dukuria e ikjes së banorëve nga Ferizaj dhe nga Kosova.

Kryetari Svarqa përsërit edhe një herë se dukuria e braktisjes së vendlindjes, është komplekse dhe nuk mund të shpjegohet me një shkaktar të vetëm. Megjithatë, konsideron se Qeveria e Kosovës dhe pushteti lokal i Ferizajt, objektivisht, mbajnë një pjesë të mirë të përgjegjësisë për këtë dukuri, e cila, njërin nga shkaqet kryesore, e ka shkallën e varfërisë së qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, edhe një herë u bën thirrje ferizajasve, që të mendohen mirë, para se të marrin rrugën e mërgimit ilegal, e cila fsheh në vete vështirësi të shnmuta, që  ndonjëherë mund të përfundojnë edhe fatalisht. Fatkeqësia e Ali Fetahut, na bën të besojmë edhe më fuqishëm se mërgimi me rrugë ilegale, nuk është zgjidhje e mirë për askë.

Kryetari Sfarqa njofton edhe një herë publikun se ka filluar zbatimin e një palni të veprimit, i cili ka për synim përmirësimin shkallë-shkallë të mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Ferizajt dhe se do të bëjë të gjitha përpjekjet për arritjen e këtij synimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)