14 Janar 2025

Komuna dhe policia koordinojnë aktivitetet për të ruajtur stabilitetin

Mitrovicë, 6 janar - Nënkryetari i Komunës, Safet kamberi dhe komandanti i Stacioni jugor të Policisë në Mitrovicë, Ahmet Gjosha, janë takuar edhe ditën e martë për të biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë në komunë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se gjendja e sigurisë në Komunën e Mitrovicës është stabile. Ata u dakorduan që të vazhdohet me marrjen e masave adekuate për ruajtjen e kësaj gjendje dhe për krijimin e kushteve sa më të mira për lëvizje të lirë të të gjithë qytetarëve edhe me rastin e festës ortodokse të Kërshëndellave.

Kamberi dhe Gjosha po ashtu u pajtuan që të shtohen masat e sigurisë me rastin e vizitave të ndryshme që pjesëtarët e komunitetit serb do të bëjnë të mërkurën në pjesën jugore të qytetit, kur pritet që ata të vizitojnë monumentet e tyre fetare në disa lokacione.

Në vazhdim, nënkryetari Kamberi dhe komandanti i policisë Gjosha, folën edhe për gjendjen në rrugët e komunës, për të cilat u tha se janë të kalueshme. Ata u morën vesh që të koordinohen aktivitetet në mes të komunës e policisë dhe faktorëve të tjerë, me qëllim që situata të jetë në kontroll dhe që rrugët, si ato rajonale ashtu edhe ato lokale të mirëmbahen në mënyrë që këmbësorët dhe automjetet të mos kenë vështirësi në qarkullim. 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)