16 Janar 2025

Kompletimi i listës së invalidëve të UÇK-së pritet të përfundojë shpejt

Prishtinë, 31 janar - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti në takim Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe  Enver Krasniqi, sekretar i shoqatës.

Gjatë këtij takimi ministri Abrashi dhe z. Shurdhaj, biseduan lidhur me punën dhe nevojat e shoqatës për vitin 2017, përkatësisht për punën e Komisionit për veteranët invalidë nga të gjitha zonat e Kosovës  dhe vazhdimin e implementimit të projektit për protezat e invalidëve të luftës, i aprovuar në fundvitin e kaluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ministri Abrashi, theksoi që pas konsultimeve dhe pas kompletimit të listave nga Komisioni, Ministria e Punës dhe Mirëqenies do të hapë procedurat për aplikim për shqyrtimin e shkallës së invaliditetit për secilin veteran invalid, sipas aplikimit të tyre bazuar në procedurat e parapara për aplikim në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara me ligj.

Sipas diskutimeve mes ministrit Abrashi dhe kryetarit Shurdhaj, kompletimi dhe përfundimi i listës së veteranëve invalidë të luftës së UÇK-së pritet të përfundojë shumë shpejt dhe pas kësaj ministria obligohet të kryejë obligimet ligjore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)