23 Dhjetor 2024

Komitetit për Siguri vlërson, situatë e qetë në Mitrovicë

Mitrovicë, 3 maj - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit për Siguri se situata e sigurisë gjatë dy javëve të fundit në Mitrovicë ka qenë kryesisht e qetë.

Në takim u  tha se nuk ka pasur ndonjë incident që do të reflektohej në situatën e përgjithshme.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se gjatë dy javëve të fundit nuk ka pasur ndonjë incident madhor.

Ai përmendi si shqetësim intensifikimin e automjeteve që qarkullojnë me targa të Serbisë në veri.

“Banorët shqiptarë që jetojnë në veri janë të shqetësuar, meqë serbët janë vendosur targa të një shteti të huaj brenda Republikës së Kosovës”.

Drejtori Bala tha se strukturat e sigurisë duhet të marrin masa dhe të mos ndalojnë një gjë të tillë. “Targat e Republikës së Serbisë që vendosen në automjete në veri janë ilegale andaj duhet të mos lejohet një gjë e tillë.

Në këtë takim, drejtori Bala, njoftoi edhe për fillimin e fushatës për mbrojtje nga zjarri që nis prej sot dhe vazhdon deri me 24 maj.

“Në 25 shkolla të zonave rurale të komunës do të ketë aktivitete të ndryshme në kuadër të fushatës për vetëdijesim për mbrojtje nga zjarri”.

Për gjendje të qetë në Mitrovicë foli edhe Avni Zaiti nga Policia Rajonale e Kosovës. “Situata ka qenë nën kontroll të strukturave të sigurisë dhe nuk ka ndonjë indikacion për prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërsa sa i përket përdorimit të targave të Serbisë në veri, ai tha se policia është duke vepruar sipas planit operativ për identifikimin dhe konfiskimin e atyre targave.            
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)