Komitetet lokale për siguri publike mbajnë takimin e këshillit ekzekutiv
Prishtinë, 15 dhjetor - Anëtarët e më shumë se 40 Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSB) do të takohen sot në Prishtinë për të prezantuar arritjet e tyre kryesore për vitin 2014 dhe për të shqyrtuar planet për aktivitetet e vitit 2015.
Në vitin 2014, KLSB-të kanë zbatuar disa iniciativa që kanë të bëjnë me sigurinë publike e që e kanë ndihmuar përmirësimin e kushteve të jetesës së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe kanë përmirësuar sigurinë e fëmijëve në oborre të shkollave dhe në trafik.
KLSB-të përbëhen nga liderë të komuniteteve lokale, zyrtarë policor, zyrtarë komunal e të shkollave, si dhe përfaqësues të grave dhe të rinjve të cilët punojnë për ta përmirësuar sigurinë në komunitet dhe kualitetin e jetës.
Misioni i OSBE-së përkrah aktivitetet e tyre përmes një projekti të financuar nga Qeveria Norvegjeze.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni dhe Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu do të flasin në këtë ngjarje.