15 Janar 2025

Komitetet Lokale për Siguri Publike diskutojn për sigurinë rajonale

Prishtinë, 10 qershor - Komitetet Lokale për Siguri Publike (KLSP), të përkrahura nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, do të mbajnë takimin e katërmbëdhjetë të këshillit ekzekutiv.

Anëtarët e 47 KLSP-ve do të shqyrtojnë përparimin e arritur në zbatimin e iniciativave të ndryshme për siguri publike që nga takimi i kaluar i këshillit ekzekutiv i mbajtur në dhjetor 2014, dhe do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i adresuar ato.

Në takimin e 14-të do të marrin pjesë edhe përfaqësues të forumeve për siguri publike nga ish Republika  Jugosllave e Maqedonisë dhe Mali i Zi për të promovuar bashkëpunim rajonal në çështjet e sigurisë publike.

KLSP-të përbëhen nga liderë të komuniteteve lokale, zyrtarë policor, zyrtarë komunal e të shkollave, si dhe përfaqësues të grave dhe të rinjve të cilët punojnë për ta përmirësuar sigurinë në komunitet dhe kualitetin e jetës.

Misioni i OSBE-së përkrah aktivitetet e tyre përmes një projekti të financuar nga Qeveria Norvegjeze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)