15 Janar 2025

Komisioni rekomandoi katër kandidatë për Avokat të Popullit

Prishtinë,  9 mars - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin e Panelit rekrutues për përzgjedhjen e kandidatëve për Avokat të Popullit.

Kryetarja  e  komisionit,  njëherësh kryesuese edhe e  Panelit intervistues, Lirije Kajtazi, tha se deri më tani procesi ka qenë transparent dhe pa ndikime politike.

Ajo po ashtu njoftoi se në garën për Avokatin e Popullit kanë qenë 21 kandidatë, ndërsa 19 prej tyre  janë paraqitur në intervistë. 

Sipas vlerësimit të panelit, kandidatët e vlerësuar me më së shumti pikë janë: Veton Vula-88,  Mazllum Baraliu-79,  ndërsa kandidatët: Shqipe Ibraj- Mala dhe Suzan Novobërdali, janë poentuar me nga 78 pikë.

Ndonëse Ligji dhe Rregullorja për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit parashohin që Kuvendit t’i propozohen vetëm tre kandidatë, kryesuesja e panelit propozoi që për procedim të mëtejmë të mbeten katër kandidatë. 

Këtë propozim ajo e arsyetoi me faktin, se dy nga kandidatët kanë marrë poena të barabartë.

Propozimi u përkrah unanimisht nga anëtarët e komisionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)