16 Janar 2025

Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin do ta ndihmojë drejtësinë

Prishtinë, 13 shkurt - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka mbledhur zyrtarët më të lartë shtetërorë, klerikët fetarë, korin diplomatik, bartësit e institucioneve të drejtësisë dhe shoqërinë civile në takimin konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Presidenti Thaçi ka thënë se për të kanë qenë shumë të rëndësishme takimet që ka pasur me familjet e të pagjeturve, të të gjitha komuniteteve.

“Nga ata kam parë se janë bërë bashkë në dhimbje, kanë njohur njëri-tjetrin në dhimbjen e tyre. Ata janë familjarizuar me kauzën e tyre. Pajtimi i parë dhe më i shpejt shqiptaro-serb ka ndodhur mes familjareve të të pagjeturve.\"

\"Duke e kuptuar vuajtjen e njëri-tjetrit janë bërë gati si një familje që punon për një qëllim të përbashkët, të mbylljes së kapitullit të familjarëve të tyre të pagjetur. Ata janë shembulli më i mirë për të gjithë ne të tjerët sesi duhet të kthejmë sytë kah një e ardhme duke e mbyllur kapitullin e së kaluarës”, është shprehur presidenti Thaçi.

Presidenti ka thënë se e vërteta pastron dhe çliron njerëzit, si dhe ndihmon e çon drejt pajtimit kombe e shtete.

“E vërteta shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja”, është shprehur ai.

Sipas presidentit Thaçi, qëllimi është nisja e një jete të re për të gjithë qytetarët, duke falur, por duke mos harruar, duke pranuar dhe njohur krimet, duke shprehur dhe deklaruar brejtje ndaj së keqes.

“Kjo nuk do ta sakrifikojë drejtësinë, por do ta ndihmojë. Pranimi i së vërtetës është thelbësor, për drejtësinë. Kjo nuk nënkupton shlyerjen e krimit, pastrim nga e keqja, apo dikush të fshihet pas padijes, gënjeshtrës, heshtjes apo fshehjes së krimit. E vërteta duhet të dihet sado e hidhur apo e shëmtuar të jetë”, është shprehur presidenti Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)