Komisioni për Siguri dhe Punë të Brendshme vizitoi QKMK-në
Prishtinë, 13 dhjetor - Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, vizituan Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit, ku u priten nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në cilësi të Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe z. Samir Krasniqi, koordinator i QKMK-së.
Gjatë këtij takimi zëvendësministri Hoxha i informoi anëtarët e komisionit lidhur me mekanizmat e ndërtuar në funksion të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, ndërtimin e legjislacionit primar, sekondar dhe Strategjitë Kombëtare për bashkëpunimin rajonal.
Zëvendësministri Hoxha vlerësoi se gjendja e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës është e qetë dhe e sigurtë dhe nuk ka ndonjë rast që do të cenonte sigurinë e përgjithshme në vendin tonë.
Po ashtu zëvendësministri Hoxha i njoftoi edhe për autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit, si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosura, zbatimin e masave në kufi lidhur me kontrabandimin me migrantë, masave anti-terror, masave anti-korrupsion.
Ai tha se QKMK funksionin 24/7 dhe në kohë reale iu përgjigjet çfarëdo thirrje të qytetarëve.
Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, u ndanë të kënaqur për punën që po bëhet në Qendrën e Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit dhe ofruan mbështetjen e tyre për të mbështetur çfarëdo iniciative që do të përmirësonte edhe më tej këtë qendër.