23 Dhjetor 2024

Komisioni Parlamentar nga Shqipëria vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Prishtinë, 30 mars - Në kuadër të vizitës dyditore në vendin tonë, delegacioni i Komisionit për Politikën e Jashtme të Republikës së Shqipërisë,  kryesuar nga Kryetarja, znj. Mimi Kodheli sot  vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes.  Me këtë rast, ata u pritën nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe stafi i lartë i Ministrisë.

Në takimin e realizuar me këtë rast, u diskutua për nivelin e bashkëpunimit dhe planeve konkrete të deritashme mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Nga Kryetarja Kodheli, njëherit zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, u dha zotimi i fuqishëm për mbështetje nga pozicioni i saj në synimet tona në procesin e integrimeve euroatlantike dhe lobimin te vendet mosnjohëse, anëtare të NATO-s.

Ndër shumë çështje tjera të rëndësishme të diskutuara, nga dyja palët u vlerësua nevoja për një qasje dhe bashkëveprim më të shtuar nga dy qeveritë tona, në kontekstin e ri gjeopolitik, si dhe sfidave potenciale që cenojnë mjedisin e sigurisë sonë dhe rajonit në përgjithësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)