Komisioni nominoi 16 kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
Komisioni vlerësoi se të 16- të kandidatët që kanë aplikuar për gjyqtarë në këtë gjykatë, i plotësojnë kushtet e parapara, andaj është vendosur që procesi të vijojë me proceduara të mëtejme për përzgjedhjen e tyre.
Në takim u bë e ditur se në mesin e 16 aplikantëve, do të zgjidhen dy gjygjtarë në Gjykatën Kushtetuese, ndërkaq, u sqarua se, për një pozitë nuk mund të ketë më pak se pesë konkurrentë, përfshirë këtu edhe përfaqësimin gjinor.
Në fund të takimit, komisioni vendosi që kandidatët me 9 nëntor ti nënshtrohen provimit me shkrim, ndërkaq, atij me gojë më 11 nëntor, duke filluar në orën 10.
.