24 Dhjetor 2024

Komisioni mbështet veprimet e Policisë së Kosovës

Prishtinë, 26 korrik - Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i ka dhënë sot mbështetje të plotë veprimeve të Qeverisë së Kosovës në veri të vendit, për marrjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31, duke i konsideruar ato të drejta dhe të domosdoshme.

Në një mbledhje urgjente, të cilën e kryesoi kryetari Ahmet Isufi, komisioni përshëndeti veprimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës, për zbatimin e rendit dhe ligjit në veriun e Kosovës.

Komisioni vlerësoi se duhet të ndërmerren hapa të tjerë të cilët çojnë në stabilizimin e gjendjes, funksionimin e institucioneve të Kosovës bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mbajtjen nën kontroll të këtyre dy pikave doganore dhe vënien e sistemit doganor.

U kërkua, gjithashtu, marrja e hapave në mënyrë që të krijohen kushte normale dhe jetesë e qetë për qytetarët e Kosovës dhe të krijohen kushte për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.

Në mbledhje u potencua nevoja për mbështetje gjithëqytetare dhe ndërkombëtare ndaj këtij operacioni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)