03 Maj 2024

Komisioni i Sigurisë viziton MFSK-në

Prishtinë, 19 shkurt - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku në MFSK ishte nikoqir i takimit të sotëm të udhëheqësve të MFSK-së dhe FSK-së si dhe Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së.

Në takimin e sotëm ishin të pranishëm edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendësministrat Muhamet Latifi dhe Bejtush Gashi, Sekretari i përgjithëshëm Shkelzen Sylaj dhe gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, zëvendëskomandant i Komandës së Forcave Tokësore.

Ndërsa Komisioni Funksional për Siguri i Kuvendit të Kosovës i kryesuar nga kryetari Ahmet Isufi, si dhe anëtarët; Rexhep Selimi, Goran Marinkoviq, Ganimete Musliu, Anton Çuni, Fatmir Xhelili, Danush Ademi dhe Rasim Demiri.

Ministri Agim Çeku në fillim të takimit e njoftoi kryetarin Isufi dhe anëtarët të tjerë mbi zhvillimet e deritanishme në FSK, për procesin nëpër të cilin po kalon ky institucion si dhe për rezultatet e Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë. 

Ministri Çeku gjithashtu edhe në cilësinë shefit ekzekutiv të këtij procesi tha se na nevojitet mbështetja edhe e Komisionit parlamentar për Siguri si edhe mbështetje e gjithanshme politike për synimet tona në këtë temë.

Sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkelzen Sylaj paraqiti një raport të punës dhe të arriturave për vitin 2013 si edhe objektivat e ministrit për vitin 2014.

Nga ana e tyre anëtarët e Komisionit funksional për Siguri të Kuvendit të Kosovës shprehen intersim dhe parashtruan një varg pyetjesh që kishin të bënin me rekomandimet e procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë.

Në fund kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së, Ahmet Isufi u shpreh se vazhdimisht ka qenë i kenaqur me të arriturat e ministrisë dhe FSK-së, dhe se në emër të Komisionit që ai drejton ofroi mbështetje të gjithanshme në kuadër të detyrës, që Procesin nëpër të cilin po kalon FSK-ja të përmbyllet me sukses.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)