02 Maj 2024

Komisioni i sigurisë do të ftoj në një dëgjim publik ministrin Rexhepi

Prishtinë, 16 janar - Komisioni i Punëve të Brendshme dhe i Sigurisë është duke e shqyrtuar mundësinë e thirrjes së ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një dëgjim publik, ku do të diskutohej për skandalet e njëpasnjëshme në MPB.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka qenë i mendimit që Rexhepi të thirrej në interpelancë, por, për shkak se Komisioni nuk mund të bëjë një kërkesë të tillë, atëherë kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi, ka propozuar që procedura për thirrjen e Rexhepit në Kuvend, të qartësohet në takimin e radhës që do të mbaj Komisioni, shkruan “Koha Ditore”.

“Me Rregullore të punës, interpelancën mund ta thërrasin së paku gjashtë deputetë, por jo Komisionet parlamentare. Ne, si Komision mund ta thërrasim vetëm për raportim apo dëgjim publik”, ka shpjeguar Isufi.

Thirrjen për raportim nuk e ka mbështetur Rexhep Selimi i Vetëvendosjes, me arsyetimin se raportimet e deritashme nuk kanë prodhuar ndonjë efekt konkret.

“Debatet në Komision, sikur i kemi konsumuar goxha shumë, sepse s’kanë dalë produktive. Një debat i mirë në Kuvend, do t’i kishte shërbyer demokracisë në këtë vend”, ka thënë Selimi.

Ai ka rikujtuar se Rexhepi, në raportimin e fundit që ka bërë para Komisionit nuk është ndarë “miqësisht”.

Më 4 dhjetor të vitit të kaluar, Rexhepi pati dalë i tensionuar nga Komisioni për shkak të kritikave që kishte marrë lidhur me mënyrën se si është duke e ushtruar mandatin ekzekutiv. Gjithë nervozizëm, ai i pati thënë Ahmet Isufit se nuk është paraqitur në Komision për të marrë udhëzime se si duhet të punojë, por për të raportuar për gjendjen e sigurisë.

“Nuk kisha dashtë këtu, as ju kryetar e askush tjetër me mbajt mësim ose vajs qysh duhet të sillem unë. I keni format e veprimit, shfrytëzoni ato... Narracion mos më bë. Mos më jep mësim”, pati thënë Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)