18 Janar 2025

Komisioni i Ankesave sot ka mbajtur një seancë dëgjimor

Prishtinë, 4 prill - Komisioni i Ankesave sot ka mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me ankesën e dorëzuar kundër vendimit te dëbimit me forcë të aktivistit Boiken Abazi. Ndonëse ky vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) është ngritur mbi baza fiktive dhe pa dhënë argumente, komisioni nuk po tregon interesimin e domosdoshëm për te bere dallimin mes provave materiale dhe shpifjeve.

Komisioni ende nuk ka vendosur mbi ankesën për rastin e Boiken Abazit, edhe pse tashme me ligj vendimi do duhej te merrej sot. Ky komision lë përshtypje se po punon nen ndikime partiake, duke marre parasysh qe pretendon se barra e të provuarit bije mbi palën ankimuese, e jo mbi MPB, akuzat e se cilës kanë qenë krejtësisht të pambështetura mbi prova dhe dëshmi reale.

Bazuar mbi të gjitha provat materiale dhe dëshmitë e dorëzuara për këtë rast nga avokati i Boiken Abazit, Lëvizja VETËVENDOSJE! pret që të hidhet poshtë menjëherë vendimi për dëbimin e Boiken Abazi dhe te vendosen para drejtësisë personat qe e kanë orkestruar këtë vendim politik dhe antiligjor te Qeverise Mustafa.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)