18 Janar 2025

Komisioni formon një grup punues që do të mbikëqyrë punën e AKK-së

Prishtinë, 10 tetor - Kryetarja e Komisionit për Legjislacion znj. Albulena Haxhiu, priti sot në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli.

Gjatë takimit drejtori i Agjencisë z. Havolli  tha se institucioni, të cilin e drejton, është duke punuar në drejtim të vlerësimit të punës së Agjencisë për të parë se në cilat aspekte është e nevojshme të forcohet ajo.

Tutje, ai  foli për raportin e Këshillit të Evropës me rastin e vlerësimit të gjendjes së Agjencisë, sidomos në adresim të rekomandimeve. U tha se është duke u përcjell puna e Qeverisë gjatë hartimit të Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, pasi që është duke u hartuar ligj i ri. 

Havolli dha se Agjencia ka nevojë për ekspert të fushës ,veçmas në fushën e prokurimit dhe të financave. Po ashtu theksoi se në bashkëpunim me UNDP-në po punohet që deklarimi i pasurisë të bëhet në formë elektronike. Duke iu referuar bazës ligjore të funksionimit të Agjencisë, ndërkaq, tha se është i nevojshëm që në aspektin e hetimeve Agjencia ose duhet të forcohet, ose  t’i hiqet kjo kompetencë.

Kryetarja Komisioni znj. Haxhiu i uroi  Drejtorit për pozitën në udhëheqje të Agjencisë, duke vlerësuar se është më së i nevojshëm bashkëpunimi institucional. Ajo foli për rolin e Komisionit për Legjislacion në raport me agjencinë e që është përcaktuar me ligjin nr. 03/L- 159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo tha se bazuar edhe në vendimin e Kuvendit, Komisioni për Legjislacion është komision mbikëqyrës i Agjencisë dhe në këtë kontekst Komisioni ka formuar një grup punues që do të mbikëqyrë punën e saj.

Tutje, ajo tha se komisioni nuk ka  qenë shumë të kënaqur me punën e AKK-së që udhëhiqej nga ish-drejtori z. Preteni, duke i vlerësuar shqetësuese shifrat e publikuara nga ana e Agjencisë për rastet e përcjella në prokurori, kjo pasi që shumica e kallëzimeve penale janë hedh poshtë nga organet kompetente. Po ashtu, shqetësuese ka qene raporti i agjencisë me shoqërinë civile, Sipas saj duhet të kthehet imazhi në Agjenci në këtë segment.

Gjatë takimit u diskua edhe për bashkëpunimin e agjencisë me shtetet tjera, pasi që aktualisht Agjencia ka memorandum bashkëpunimi vetëm me Republikën e Shqipërisë. 

Në fund z. Havolli shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Komisionin parlamentar në raport me kompetencat ligjore që ka sipas ligjit  nr. 03/L- 159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)