Komisioneri i BE-së viziton KFOR-in
Prishtinë, 7 nëntor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta, sot mirëpriti Komisionerin e BE-së për Politikë Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, në kampin Film City, Shtabi i NATO/KFOR-it në Prishtinë.
Gjenerali Miglietta dhe Hahn fluturuan për në bazën ushtarake të KFOR-it në Pejë, në pjesën perëndimore të Kosovës.
Komandanti i KFOR-it prezantoi një vleësim të përgjithshëm të sigurisë në rajon.
Ai theksoi rëndësinë e rezultateve të dialogut Prishtinë - Beograd të udhëhequra nga BE-ja, si dhe sfidat e zbatimit të tyre. Ai mirëpriti nënshkrimin e MSA-së.
Në fund ai përmendi rolin e rëndësishëm të pranisë së BE-së në Kosovë.
Hahn theksoi rolin e rëndësishëm që KFOR-i luan në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, me çrast ata diskutuan sfidat e sigurisë në rajon.
Në Mitrovicën e veriut, Gjenerali Miglietta takoi Drejtoreshën e administratës komunale të Mitrovicës së veriut, znj. Adrijana Hoxhiq.
Ata diskutuan çështjen e sigurisë dhe perspektivën e përmirësimit të kushteve të jetesës në veriun e Mitrovicës.
Gjenerali Miglietta theksoi se KFOR-i është plotësisht i zotuar drejt promovimit të mjedisit paqësor dhe tolerant në Mitrovicën e veriut.
Komandanti i KFOR-it theksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Zyrën e BE-së dhe falënderoi z. Hahn për vizitë.