Komisioneri evropian për migrim viziton Kosovën
Prishtinë, 10 mars - Çështja e migrimit ilegal e ka sjellur në Kosovë edhe Komisionerin evropian për Migrim, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos.
Sipas njoftimit të zyrës së BE-së, Komisioneri evropian do të takohet me liderët institucionalë të Kosovës, duke përfshirë Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa, Ministrin për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku dhe Ministrin e Brendshëm, Skënder Hyseni.
Të martën ai pritet të mbajë një takim me gazetarët.
Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, besohet se mijëra kosovarë u larguan ilegalisht për në vendet e Bashkimit Evropian vetëm gjatë muajve të dimrit.