KOMF shpërblen shtatë organizatat për mrojtjen e fëmijëve
Prishtinë, 14 shtator - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, do të ofrojë nën financime për shtatë organizata lokale të cilat do të mbështeten për hartimin e planeve komunale për mbrojtjen e fëmijëve, në shtatë komuna të Kosovës.
Mbështetja ofrohet në kuadër të projektit “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë” financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, dhe vlera totale e nën financimeve është 111,977.60 €.
Projekti synon të forcojë kapacitetet e organizatave lokale të shoqërisë civile në fushat e advokimit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.
Organizatat e financuara do të punojnë dhe mbështesin shtatë komuna për të zhvilluar plane veprimi për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Pas thirrjes për propozime dhe përfundimit të procesit të vlerësimit, projekti zyrtarisht shpall organizatat fituese si më poshtë:
Për komunën Prishtinë: Civil Rights Program Kosovo – CRPK
Për komunën Fushë Kosovë: AKTI NGO
Për komunën Gjilan: Network of Peace Movement – NOPM
Për komunën Mitrovicë: Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët – SDSF
Për komunën Pejë: George Williams Youth Association – GWYA
Për komunën Lipjan: POLIS
Për komunën Ferizaj: Organizata e Fëmijëve pa Kujdes Prindëror - OFAP