KOMF publikon dokumentin “Fëmijëria pa dhunë, një e drejtë themelore”
Prishtinë, 13 mars - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – Rrugëtimi vazhdon”, i financuar nga zyra e UNICEF në Kosovë organizon konferencën për media për publikimin e dokumentit “Fëmijëria pa dhunë, një e drejtë themelore”.
Ky dokument është hartuar në kuadër të Grupit Tematik për Mirëqenie dhe Mbrojtje të Fëmijëve.
Dokumenti ofron një pasqyrë të disa prej fushave kryesore që duhet të merren parasysh në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
Dokumenti paraqet të dhënat për shkaqet dhe pasojat e dhunës ndaj fëmijëve,mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në Kosovë, shërbimet, faktorët, perceptimet dhe qëndrimet e fëmijëve rreth dhunës.