KOMF prezanton qëndrimin për rastet e abuzimit seksual të fëmijëve
Prishtinë, 7 shkurt - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), nisur nga rasti i fundit i abuzimit seksual i nxënëses nga Komuna e Drenasit, organizon konferencë të jashtëzakonshme për media.
Në konferencë, do të prezantohet qëndrimi dhe kërkesat e KOMF ndaj institucioneve për rastin si dhe qëndrimi i KOMF për rastet e abuzimit seksual të fëmijëve.
Ndër tjera, do të prezantohen edhe rekomandimet për institucionet relevante për të parandaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla.