17 Janar 2025

KOMF lanson Indeksin e mbrojtjes së fëmijës

Prishtinë, 22 nëntor - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF organzion sot konferencën e lansimit të Indeksit të mbrojtjes së fëmijës

Indeksi i Mbrojtjes së Fëmijës nxjerr në pah se si Kosova performon në më shumë se 600 indikatorë, të përshtatura nga lista zyrtare e zbatimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës.

Indeksi sjell evidenca mbi zhvillimin e politikave, zbatimin e politikave, kapaciteteve në ofrim të shërbimeve, llogaridhënien në sistemin e mbrojtjes së fëmijëve dhe nivelin e bashkëpunimit në mes të aktorëve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë.

Indeksi është zhvilluar në nëntë shtete dhe në të njëjtën kohë ofron një qasje krahasuese të të dhënave mes tyre.

Folës në këtë konferencë do të jenë, Kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa; Avokati i Popullit, Hilmi Jashari;  Shefja e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Znj. Nataliya Apostolova; Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Znj. Angelika Viets dhe Shefi i zyrës se UNICEF në Kosovë, James Mugaju.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)