KOMF kërkon reforma dhe politika të reja për mbrojtjen e fëmijëve
Prishtinë, 15 maj - Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF në partneritet dhe mbështetur nga projekti “Të ndalojmë dhunën ndaj fëmijëve” i përkrahur nga BE dhe UNICEF, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, do të zhvillojë sot një tryezë të rrumbullakët për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç lidhur me nevojën për rishikimin e kapitujve që adresojnë mbrojtjen e fëmijëve në kuadër të Ligjit të Familjes.
Qëllimi i tryezës është të mundësojë sjelljen e qëndrimeve të akterëve të fushës lidhur me nevojën për reformat e nevojshme dhe prurjen e politikave dhe formave të reja për mbrojtjen e fëmijëve në kuadër të Ligjit të Familjes, konform instrumenteve ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve.