KOMF, dënon vrasjen e nxënësit në Mitrovicë
Prishtinë, 28 janar - Koalicioni i OJQ- ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë KOMF, dënon ashpër vrasjen e nxënësit, të identifikuar në media si A. S, në oborrin e shkollës se mesme teknike Arkitekt Sinani, në Mitrovicë.
Kjo është hera e dytë brenda muajit janar, që ndodhin vrasje të nxënësve brenda hapësirave shkollore.
Rastet e tilla janë të pafalshme andaj KOMF kërkon nga institucionet relevante shtetërore të marrin urgjentisht masa parandaluese ndaj këtyre rasteve.
KOMF po ashtu shpreh zhgënjimin e thellë me nivelin e sigurisë në institucionet publike arsimore si dhe reagon ndaj neglizhencës së institucioneve publike ndaj këtyre rasteve.
Ndërsa, u bën thirrje të gjitha instancave përgjegjëse dhe veçanërisht Ministrisë së Punëve të Brendshme që të rrisë menjëherë dhe në mënyrë të padiskutueshme nivelin e sigurisë si në ambientet e shkollave dhe përreth.