Kombët e Bashkuara do bëjnë përpjekje për ta ndihmuar FSK-në
Prishtinë, 16 prill - Sot, një delegacion i Kombeve të Bashkuara (UN) të prirë nga Ms. Mari Skaare, Ms. Liliane Maes dhe nënkolonel Nichoals Theakston, qëndroi për një vizitë pune në FSK, ku u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.
Kastrati fillimisht, delegacionin e Kombeve të Bashkauar e ka njoftuar me të arriturat e FSK-së, barazinë gjinore në FSK, dhe fushat e bashkëpunimit me NATO-n, KFOR-in dhe me institucionet tjera ndërkombëtare, të cilat janë në mision në Kosovë, e të cilat kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë vazhdimisht në avancimet e FSK-së.
Qëllimi i vizitës së delegacionit të Kombeve të Bashkuar ishte njoftimi rreth zbatimit të Rezolutës 1325 Gratë, Paqja dhe Siguriatë OKB-së, për FSK-në, si dhe barazia gjinore në FSK dhe bashkëpunimi në mes të KFOR-it dhe FSK-së.
Komandanti i FSK-së gjeneral Kastrati nga delegacioni i Kombeve të Bashkuara kërkoi ndihmën e tyre, për shkollimin e femrave të FSK-së, në shkollat e NATO-s, në përgjithësi.
Ndërsa, Ms. Mari Skaare, udhëheqëse e delegacionit tha, se përqindja e femrave në FSK është shumë e kënaqshme, ajo premtoi se do të bëjnë përpjekje për ta ndihmuar FSK-në, në këtë drejtim.
Delegacioni i Kombeve të Bashkuara, po sot, u prit edhe nga komandanti i KFT-së, gjeneralmajor Rrahman Rama. Fusha e interesimit të delegacionit të KB-së, në KFT, ishte gjendja e përfaqësimit gjinor dhe bashkëpunimi, aktivitetet dhe trajnimet me KFOR-in.