Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton KFOR-in
Prishtinë, 30 korrik - Komandanti Suprem i Forcave Aleate Për Evropë (SACEUR), Gjeneral Philip BREEDLOVE vizitoi shtabin qendor të KFOR-it në kampin Film City në Prishtinë dhe takoi Komandantin e KFOR-it Gjeneral Salvatore FARINA.
Gjeneral BREEDLOVE u informua nga Komandanti i KFOR-it dhe stafi ndërkombëtar i shtabit qendor për zhvillimet e fundit të situatës aktuale të sigurisë dhe ate politike në Kosovë si dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.
Pas takimit SACEUR shprehu vlerësimin e tij për situatën e pëgjithshme të përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe manaxhimin e shkëlqyeshëm të sigurisë nga ana e KFOR-it gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura më 8 qershor, situatën në Mitrovicë së fundmi pas largimit të barrikadës dhe ndërtimit të Parkut të Paqës dhe gjatë festimeve të festës së Vidovdanit më 28 qershor e cila është zhvilluar në mënyrë paqësore dhe të rregullt.
Gjeneral BREEDLOVE gjithashtu përshëndeti pjestarët e KFOR-it dhe theksoi rëndësinë e KFOR-it në kontekstin delikat dhe kompleks të Ballkanit dhe nevojën për vazhdimin e përmbushjes së misionit duke promovuar përparim dhe dialog në rajon.
Gjatë vizitës së tij Gjeneral BREEDLOVE, i shoqëruar nga Gjenerali FARINA, pati rastin të takohet me Ambasadorët e Kuintit, ambasadorët e Francës Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, Përfaqësuesin Special të BE-së, Kreun e missionit të EULEX-it, përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (UNMIK) dhe kreun e misionit të OSBE-së.
Gjatë pasditës SACEUR dhe Komandanti i KFOR-it vizituan Kampin de LATTRE de TASSIGNY, ne Novosellë dhe diskutuan rëndësinë e mbajtjes së këtij kampi nën përgjegjësinë e NATO-s dhe riforëmsimin e njësiteve të KFOR-it në terren në mënyrë që të krijohet një instrument më fleksibil i sigurisë.
Pas këtyre angazhimeve të sotme unë jam shumë i bindur se të gjithë burrat dhe gratë tona në KFOR, EULEX dhe grupe tjera ndërkombëtare janë plotësisht të përkushtuar për vazhdimin e përparimit dhe shumë përmirësimeve diplomatike të cilat janë arritur me shumë mund, tha Gjeneral Breedlove.