Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë vjen në Kosovë
Prishtinë, 16 shkurt - Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges sot pritet të vizitojë Kosovën.
Komandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hudges gjatë ditës së sotme pritet të takohet me Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Po sot gjeneral Rama dhe gjeneral Hudges do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.