Komandanti i ri i Gardës së Ajovës vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes
Prishtinë, 23 shtator - Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara komandantin e ri të Gardës Kombëtare (GK) të Ajovës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), gjeneral majorin Benjamin Corell.
Në takimin e zëvendësministrit Ramadani me gjeneralin amerikan Corell, ku ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm Faruk Geci, u bisedua për partneritetin e suksesshëm dhe konkret ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes / FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës në kuadër të partneritetit shtetërorë ndërmjet Kosovës dhe Ajovës.
Ramadani e falënderoi gjeneralin Corell dhe përmes tij Gardën Kombëtare dhe shtetin e Ajovës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe e njoftoi lidhur me procesin e tranzicionit dhe implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, në mënyrë që FSK-ja si institucioni të jetë sa më e gatshëm për ngrijën e kapacitetet e saj si dhe të zhvillohet në atë nivel që të jetë e ndërveprueshëm me institucionet e tjera partnere, dhe në një të ardhme të jetë kontribuuese e paqes globale.
Në takimin e parë zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes ndërmjet komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral major Benjamin Corell u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera të Forcës së Sigurisë të Kosovës me Gardën Kombëtare të Ajovës, si dhe për gatishmërinë e dy institucioneve për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
Gjeneral Rama dhe gjenerali amerikan Correl pritet që nesët të zhvillojnë vizitë në Gardën Kombëtare të FSK-së në Pomozotin si dhe repartet dhe njësitë e Gardës Kombëtare.
Gjeneral Rama dhe gjenerali Corell së bashku pritet të marrin pjesë në takimin radhës të shefave të Mbrojtjes në kuadër të Konferencës SHBA-Karta e Ardiatikut(A5) që do të mbahet në Republikën e Shqipërisë.
Gjeneral Majori Ben Corell u deklarua “Jam i nderuar që përfaqësoj Gardën Kombëtare të Iowa-s këtu në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar dhe mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ambasadën e Sh.B.A.-ve”.
Gjeneral majori Corell, i cili zëvendësoi gjeneral majorin Tim Orr në cilësinë e agjutantit të përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Iowas, është duke zhvilluar vizitën e tij të parë në Kosovë, këtë javë.
Që nga viti 2011, Garda Kombëtare e Iowa-s ka qenë partner shtetëror i Kosovës duke ofruar mbështetje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
"Ajo që e bëri këtë partneritet shtetëror unik, është se Iowa ka një qasje gjithëpërfshirëse shoqërore duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisë, arsimit, atletikës, biznesit privat, energjisë dhe bujqësisë", ka theksuar Gjeneral Corell.