18 Janar 2025

Komandanti i operacioneve civile të BE-së e vizitoi Kosovën

Prishtinë, 25 tetor - Sot, gjatë vizitës së tij në Kosovë, Komandanti i operacioneve civile të BE-së Kenneth Deane, bashkë me Shefen e EULEX-it, zj. Alexandra Papadopoulou, u takuan me Zëvendës-Kryeministrin, Hajredin Kuçi për të diskutuar lidhur me mandatin e tanishëm të EULEX-it dhe për angazhimet e vazhdueshme për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, z. Deane e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të EULEX-it me institucionet e Kosovës, duke e theksuar qëllimin e përbashkët për zhvillimin dhe  zbatimin e sundimit të ligjit.

“Jam i lumtur që erdha përsëri në Kosovë, si dhe për mundësinë që t’i vizitoj Pallatin  Drejtësisë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë. EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë këshilla për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës në mënyrë që të përforcohen më tej të gjitha agjencitë të cilat e mbështesin zbatimin e ligjit.\", tha Kenneth Deane.

Deane do ta vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc si dhe Pallatin e Drejtësisë, ku ai do të informohet nga z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)