16 Janar 2025

Komandanti i KFOR, viziton Shqipërinë

Tiranë, 12 nëntor - Komandanti i KFOR, Gjenerali Guglielmo Luigi Miglietta, ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë në me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, z. Ilirjan Mustafaraj dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneral Major Jeronim Bazo.

Gjenerali Miglietta dhe Gjenerali Bazo diskutuan për zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë. KFOR-i, si reagues i tretë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe sigurtë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë, vazhdon t’i përmbushë plotësisht detyrat e veta në bazë të mandatit të KFOR-it, duke nxitur të gjitha aktivitetet për zbatimin e procesit të stabilizimit në rajon.

Ata gjithashtu theksuan shqetësimet në lidhje me fluksin e migrantëve në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe nevojën për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse, humanitare dhe politike përmes përfshirjes së të gjithë aktorëve ndërkombëtarë.
Gjenerali Miglietta shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e ushtarëve shqiptarë të pozicionuar kryesisht si anëtarë të stafit të SHP të KFOR-it.

Gjenerali Miglietta pastaj pati mundësinë për ta takuar zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, z. Mustafaraj me të cilin ka diskutuar për kërcënimet e përgjithshme nga luftëtarët e huaj. Ata u pajtuan për rëndësinë e madhe në vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit me të gjitha palët e interesuara në Ballkanin Perëndimor.

Këto takime janë pjesë e bisedimeve të nivelit të lartë në kuadër të agjendës së Komandantit të KFOR-it që ka për qëllim rritjen e dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ushtarak ndërmjet shteteve që kufizohen me Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)