Komandanti i KFOR-it viziton sot Gjakovën
Një prej aspekteve më të rëndësishme në të cilën jemi fokusuar që të punojmë qysh prej ardhjes time në qeverisje të nivelit lokal, kanë qenë programet zhvillimore në fusha të ndryshme të infrastrukturës bazike dhe ekonomisë, për një zhvillim të qëndrueshëm dhe stabil për të ardhmen e vendit.
Komuna e Gjakovës është një prej komunave e cila ka pasur më së shumti pasoja nga lufta e fundit në Kosovë, prandaj dhe e ka pasur më të vështirë rimëkëmbjen ekonomike.
Megjithatë ne në vazhdimësi po punojmë me programe të ndryshme duke përfshirë familjet e kategorive të prekura nga lufta që të shikojmë mundësi të reja të angazhimeve për të ardhmen e këtyre familjeve, ka shtuar me tutje kryetarja Kusari Lila.
Në këtë takim me kryetaren, komandanti MIGLIETTA, ka përgëzuar kryetaren Mimoza Kusari Lila për punën e mirë që është duke bërë në Komunën e Gjakovës duke theksuar që roli kryesor i KFOR-it është përmbushja e misionit për lirinë e lëvizjes dhe mbarëvajtjen e situatës stabile për popullatën e Kosovës.
Komandanti MIGLIETTA është shprehur se nga aspekti i sigurisë, Kosova është duke bërë proges, ndërsa KFOR-i është këtu për të ruajtur paqen dhe stabilitetin e vendit, ndërsa Komandanti MIglietta theksoi poashtu se edhe Policia e Kosovës po luan një rol mjaft të rëndësishëm në mbarëvajtjen e situatës stabile në Kosovë.
Komandanti më tutje vazhdoi se bashkë me Institucionet lokale dhe qendrore duhet të vazhdoj bashkëpunimin për të monitoruar më tutje aspektin e valës së migrimit dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftrat e huaja.
Në fund, kryetarja Mimoza Kusari Lila është shprehur që vetëm përmes programeve zhvillimore të të rinjëve dhe grupeve të caktuara, mund të menaxhohet më së miri situatat e tilla duke shtuar që misioni i Kforit ka shërbyer gjithmonë si një institucion kredibil dhe i besueshëm për sigurinë e vendit.