Komandanti i KFOR-it viziton Komunën e Kamenicës
Prishtinë, 17 shtator - Kryetari i komunës Begzad Sinani ka pritur Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo. Të pranishëm në këtë takim ishin dhe drejtorët komunal si dhe zv.komandanti stacionit policor në Kamenicë.
Fillimisht kryetari Sinani priti Komandantin e jugut Demircioglu ku njëherit i uroj edhe ardhjen në Kosovë si dhe vizitën që po i bënë komunës së Kamenicës. Sinani e informoi Demircioglun për çështjen e sigurisë në komunën e Kamenicës dhe për gjendjen, shqetësimet e banorëve të fshatit Karaqevë në vijën kufitare me Serbinë.
Komandanti i jugut Demircioglu falënderoi kryetarin Sinani për pritjen e tij dhe tha se së bashku do të bashkëpunojmë për një ambient sa më të sigurt për gjithë banorët e komunës së Kamenicës e më gjerë.
Pas takimit me Komandantin Demircioglu, kryetari Sinani priti dhe Komandantin e përgjithshëm të sapo emëruar të KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo. Figuliolu falënderoi për pritjen dhe për interesimin e komunës së Kamenicës për piken kufitare me Serbinë. Pas bisedave për çështjen e demarkacionit të kufirit me Serbinë ata bashkërisht shkuan dhe vizituan për së afërmi vijën kufitare në fshatin Karaqevë me Serbinë.
Kryetari Sinani shprehi besimin e plotë se çdo here kur qytetarëve të komunës së Kamenicës duhet ndihma e sigurisë kufitare që të kontaktoj lirshëm më institucionet e Kosovës dhe KFOR-in për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në komunën e Kamenicës.