Komandanti i KFOR-it viziton detashmentet rajonale
Prishtinë, 25 shtator - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, u takua me trupat në terren të Detashmenteve të Përbashkëta Rajonale (DPR), të vendosura në tërë Kosovën.
Pozicioni aktual i KFOR-it përfshinë tre Detashmente të Përbashkëta Rajonale (DPR), të cilat mbulojnë hapësira të ndryshme, nga veriu në jug: DPR-Veri me seli në Novosellë në \"Camp Marechal de Lattre de Tassigny\", DPR-Qendra me seli në Prishtinë në \"Camp Film City\" dhe DPR-Jug me seli në Prizren në \"Camp Sulltan Murat\".
Padyshim që pozicioni i KFOR-it është formuar në përputhje me situatën e sigurisë në terren, duke mbetur i fuqimisht i përkushtuar për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën.
DPR-të, të cilat operojnë me asete jo-kinetike të quajtura Ekipet e Ndërlidhjes dhe Monitorimit, sigurojnë KFOR-in me \"vetëdijësim të situatës\", përmes një aktiviteti të ndërlidhjes me institucionet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht me popullsinë lokale. Ata kryejnë aktivitetet e përditshme të monitorimit në mënyrë që të marrin pulsin e situatës ekonomike, sociale dhe politike.
Të gjitha këto lloje të aktiviteteve kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e marrëdhënieve midis të gjitha komuniteteve të zonës, por edhe për të inkurajuar besueshmërinë e qytetarëve ndaj KFOR-it.
Pa dyshim, niveli i sigurisë në tërë Kosovën, nga perspektiva e popullsisë lokale, është rritur dukshëm.
Gjenerali Miglietta, gjatë vizitave të tij, shprehu vlerësimin e tij për profesionalizmin e lartë dhe punën e jashtëzakonshme të kryer nga ushtarët e DPR-së, duke i inkurajuar që të vazhdojnë ta mbajnë rrugën e \"Formësimit të ndryshimit\".